Ndërlidhjet

BE: Implementimi për urën në Mitrovicë – përkushtim ndaj dialogut


Pamje nga i ashtuquajturi Park i paqes i cili ka filluar të hiqet ditën e shtunë
Pamje nga i ashtuquajturi Park i paqes i cili ka filluar të hiqet ditën e shtunë

Fillimi i implementimit të marrëveshjes për liri të lëvizjes në Urën e Mitrovicës, të shtunën më 17 tetor, është “shenjë e përkushtimit të sinqertë ndaj procesit të dialogut dhe normalizimit të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në një njoftim të dërguar nga Zyra e zëdhënësve të Bashkimit Evropian.

“Komunitetet lokale dhe përfaqësuesit e tyre kanë siguruar një start të rregullt të revitalizimit të urës”, theksohet në njoftim dhe shtohet se “ne jemi të sigurt se bashkëpunimi për përfundimin e punës do të kryhet në atmosferë të njejtë dhe shpresojmë se elementet e tjera të marrëveshjes për lëvizje të lirë, Memorandumi i Mirëkuptimit për Planet e Zhvillimit Komunal, Harta e Zonave Komunale dhe Plani Rregullator i Detajizuar, do të nënshkruhen së shpejti”.

Brukseli, “në veçanti nëpërmjet Zyrës së BE-së në Kosovë dhe të Përfaqësuesit Special të BE-së, mbetet në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e të dy komunave për monitorimin dhe shqyrtimin e zhvillimeve”, thuhet në fund të njoftimit për media.

XS
SM
MD
LG