Ndërlidhjet

Dresden: Pritet demonstratë masive kundër migrantëve


Pamje nga një protestë e mëparshme e lëvizjes Pediga në Dresden të Gjermanisë

Pamje nga një protestë e mëparshme e lëvizjes Pediga në Dresden të Gjermanisë

Policia thotë se mijëra vetë pritet të marrin pjesë në demonstratën e udhëhequr nga lëvizja kundër islamit, Pediga, në qytetin lindor Dresden në Gjermani, derisa grupi sot shënon njëvjetorin e themelimit të vet.

Mbështetësit e kësaj lëvizjeje janë të zemëruar gjithnjë e më tepër me politikën e dyerve të hapur në Gjermani, për qindra mijëra refugjatë kryesisht myslimanë.

Pediga, që është shkurtesë për Evropianët patriotë kundër islamizimit të perëndimit, i ka organizuar disa tubime në gjithë Evropën, duke kërkuar kontrolle më të ashpra të kufirit dhe parandalim të asaj që kjo lëvizje e konsideron islamizim i vendeve evropiane. Po ashtu, kërkohet parandalimi i hyrjes së refugjatëve nga Lindja e Mesme.

Ky tubim bëhet një ditë pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel, e vizitoi Turqinë, me ç’rast ajo e ka lavdëruar progresin në ndihmën për Turqinë lidhur me krizën e migrantëve dhe ka premtuar shtyrje përpara të procesit të anëtarësimit të Turqisë në BE, që është ndalur për një kohë të gjatë.

Gjermania është vendi kryesor ku migrantët synojnë të arrijnë, pasi kalojnë nëpër Turqi dhe vendet e Ballkanit.

Pritet që në Gjermani këtë vit të regjistrohen afro një milion azilkërkues.

XS
SM
MD
LG