Ndërlidhjet

Kroaci: Migrantët lejohen ta kalojnë kufirin nga Serbia


Pamje e sotme e migrantëve duke pritur në Berkasovo në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë, nëpër mot të ftohtë dhe me shi

Pamje e sotme e migrantëve duke pritur në Berkasovo në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë, nëpër mot të ftohtë dhe me shi

Kroacia i ka lejuar sot mijëra migrantë të bllokuar në kufirin me Serbinë, që të kalojnë në territorin kroat.

Më se 3 mijë imigrantë kishin mbetur në një territor në mot të ftohtë dhe me lagështi, në vendkalimin kufitar në Berkasovo, para se të hapeshin portat kufitare.

Melita Sunjiq, zëdhënëse e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) tha se “pa asnjë njoftim, kufijt janë hapur dhe çdokush u vërsul” për të kaluar matanë.

Nga ana tjetër, ka shumë migrantë që kanë mbetur të bllokuar në anën kroate të kufirit Kroaci – Slloveni.

Në mesin e migrantëve janë shtuar tensionet pasi rruga e tyre për në Evropën Perëndimore po pengohet me kufizime të reja kufitare.

XS
SM
MD
LG