Ndërlidhjet

Sllovenia lehtëson kufizimet për migrantë


Slloveni

Slloveni

Sllovenia ka lejuar të hyjnë në territorin e saj migrantët që kanë qenë të bllokuar në mot të ftohtë dhe të lagësht, në kufirin e saj me Kroacinë.

Ministria e Brendshme sllovene ka thënë se rreth 5,000 migrantë kanë hyrë në territorin e saj dhe se 900 prej tyre tashmë kanë udhëtuar drejt Austrisë.

Më herët, autoritetet sllovene kanë thënë se do të pranojnë vetëm 2,500 migrantë në ditë.

Kroacia po ashtu ka hapur kufirin me Serbinë, pasi Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka thënë se rreth 3,000 migrantë ndodhen në kushte “të tmerrshme” në fshatin Berkasovo, në kufirin Serbi-Kroaci.

“Duket se nuk ka zgjidhje, andaj do t’i lejojmë brenda dhe do t’i dërgojmë drejt Sllovenisë”, ka thënë kryeministri i Kroacisë, Zoran Millanoviq.

Mbi 600,000 njerëz, shumica sirianë, kanë arritur në Evropë këtë vit, krahasuar me pak më shumë se 200,000 gjatë gjithë vitit 2014.

XS
SM
MD
LG