Ndërlidhjet

logo-print

Presidentja Jahjaga takon sot opozitën


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pritet të takojë sot përfaqësuesit e partive opozitare, në kuadër të bisedimeve për të tejkaluar bllokadën e punës së Kuvendit.

Të hënën, Jahjaga ka pritur në takim të përbashkët kryeministrin Isa Mustafa, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Raportet midis pushtetit dhe opozitës janë tensionuar për shkak të marrëveshjes me Serbinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe asaj me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Sipas opozitës, këto marrëveshje e defunksionalizojnë dhe dëmtojnë shtetin.

Kryeministri Mustafa ka thënë se nuk do t’i nënshtrohet kërkesës së opozitës për tërheqje të nënshkrimeve nga marrëveshjet.

XS
SM
MD
LG