Ndërlidhjet

Ban i shqetësuar me ekzekutimin e të miturve në Iran


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka dënuar ekzekutimin e dy të miturve, javën e kaluar, në Iran dhe ka kërkuar moratorium mbi ekzekutimet e tilla.

Fatemeh Salbehi është varur për vrasjen e burrit me të cilin ka qenë e detyruar të martohet kur ka qenë 16 vjeçe, ndërsa Samad Zahabi është varur për vrasjen e një shoku kur ka qenë 17 vjeç.

Ban ka thënë se është “thellësisht i pikëlluar” me ekzekutimet dhe se ka frikë se “ato pasqyrojnë një trend shqetësues në Iran”.

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International ka vlerësuar se numri i shkelësve të mitur në Iran, të cilët janë dënuar me vdekje, ka arritur në 160.

Ban ka vënë në dukje se Irani ka ratifikuar dy konventa ndërkombëtare që shfuqizojnë dënimin me vdekje për fëmijët nën 18 vjeç.

XS
SM
MD
LG