Ndërlidhjet

Pistorius lirohet me kusht nga burgu


Oscar Pistorius

Oscar Pistorius

Vrapuesi olimpik, Oscar Pistorius, i cili ka qëlluar për vdekje të dashurën e tij, Reeva Steenkamp, në vitin 2013, është liruar nga burgu dhe është vënë në arrest shtëpiak, kanë bërë të ditur autoritetet në Afrikën e Jugut.

Lirimi i tij me kusht vjen pasi Pistorius ka shërbyer më pak se një vjet burgim nga dënimi me pesë vjet heqje lirie.

Sipas ligjeve në Afrikën e Jugut, një shkelës i dënuar me pesë vjet ose me pak, mund të lirohet pasi shërben një të gjashtën e dënimit.

Pistorius ka thënë se ka vrarë Steenkampin pasi e ka ngatërruar atë me një hajdut.

Ai është shpallur fajtor nga gjykata në Pretoria për vrasje nga pakujdesia.

XS
SM
MD
LG