Ndërlidhjet

logo-print

Kriza me migrantë, Sllovenia do të përdorë ushtrinë


Slloveni

Slloveni

Qeveria sllovene ka propozuar një ligj, që i lejon ushtrisë të ndihmojë policinë në ruajtjen e kufirit.

Propozimi vjen në kohën kur mijëra migrantë kanë hyrë në Slloveni nga Kroacia.

Parlamenti slloven pritet të miratojë sot ligjin e ri.

Autoritetet sllovene kanë thënë se do të pranojnë vetëm 2,500 migrantë në ditë.

Kufizimet kanë bërë që mijëra njerëz të bllokohen në Kroaci dhe Serbi, në mot të ftohtë dhe të lagësht.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG