Ndërlidhjet

logo-print

Liberalët fitojnë pushtetin në Kanada


Kanada

Kanada

Partia Liberale e Kanadasë ka fituar zgjedhjet parlamentare, duke i dhënë fund sundimit të konservatorëve për nëntë vjet me radhë.

Liberalët, e udhëhequr nga Justin Trudeau, prijnë në 185 qarqe zgjedhore.

Djali i kryeministrit të ndjerë, Pierre Trudeau, pritet të formojë tani qeverinë e shumicës.

Kryeministri konservator, Stephan Harper, ka pranuar humbjen.

Trudeau ka premtuar se do të riparojë marrëdhëniet e ftohta të Kanadasë me administratën Obama, se do të trajtojë ndryshimet klimatike dhe se do të tërheqë Kanadanë nga misioni luftarak kundër militantëve të Shtetit Islamik, në favor të ndihmës humanitare dhe trajnimit.

Babai i Trudeaus, Pierre, konsiderohet si babai i Kanadasë moderne.

XS
SM
MD
LG