Ndërlidhjet

logo-print

Ban viziton Izraelin dhe territoret palestineze


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, nis sot një vizitë të paparalajmëruar në Izrael dhe në territoret palestineze.

Ministri i Jashtëm palestinez, Riyad Malki, u ka thënë mediave lokale se Ban do të takojë edhe liderët izraelitë, edhe ata palestinezë.

Zyrtarë të OKB-së kanë thënë se vizita do të zgjasë dy ditë, por nuk kanë dhënë detaje.

Vizita vjen në kohën e dhunës në rritje midis izraelitëve dhe palestinezëve, për shkak të qasjes në një vend në Jerusalemin Lindor, i cili është i shenjtë edhe për hebrenjtë, edhe për myslimanët.

Tetë izraelitë dhe mbi 40 palestinezë janë vrarë.

Përpara vizitës, Ban ka lëshuar një video-mesazh, duke u bërë thirrje për qetësi të dyja palëve.

XS
SM
MD
LG