Ndërlidhjet

Shefi i ushtrisë amerikane arrin në Irak


Joseph Dunford

Joseph Dunford

Një zyrtar i lartë i ushtrisë amerikane ka arritur në Irak për të parë nga afër luftën kundër grupit ekstremist të Shtetit Islamik (IS).

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Joseph Dunford, ka ateruar në Irbil, kryeqytetin e rajonit kurd të Irakut, dhe pritet të takojë presidentin rajonal, Massud Barzani.

Zëdhënësi i Dunfordit ka thënë se ai do të takojë edhe zyrtarë të Qeverisë irakiane dhe komandantët amerikanë në terren.

Kjo është vizita e parë Dunfordit në Irak prejse ka marrë detyrën e shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë më 1 tetor.

XS
SM
MD
LG