Ndërlidhjet

logo-print

Kreu shtetëror serb diskuton për BE-në, Kosovën...


Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka deklaruar se pret unitet në takimin e paralajmëruar për sot me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe patriarkun Irinej nga Kisha Ortodokse Serbe, mbi pozicionin e Serbisë karshi bisedimeve me Bashkimin Evropian dhe betejën diplomatike të Serbisë që Kosova të mos pranohet në UNESCO.

Kreu shtetëror serb do të takohet të martën në Beograd mbi, siç është thënë, “shumë çështje” dhe në takim është ftuar edhe kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Vlladimir Kostiq.

Ky i fundit ka deklaruar se “duhet pranuar realitetin se Kosova është shtet i pavarur”.

Mediat në Serbi raportojnë se Kostiq mund të mos shkojë në takimin e thirrur për sot nga presidenti serb.

XS
SM
MD
LG