Ndërlidhjet

Le Pen në gjyq për deklaratat anti-Islam


Marine Le Pen

Marine Le Pen

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen, del sot para gjyqit nën akuzat për nxitje të urrejtjes racore.

Le Pen, partia e së cilës (Fronti Kombëtar) është e njohur për qëndrimin kundër imigracionit, do të gjykohet në qytetin Lion.

Akuzat datojnë nga viti 2010, kur Le Pen ka thënë se falja e myslimanëve në rrugët e Francës është e ngjashme me pushtimin nazist të vendit në Luftën e Dytë Botërore.

Parlamenti Evropian i ka hequr imunitetin e deputetes Le Penit në vitin 2013, duke i hapur rrugën ndjekjes penale të saj.

Le Pen i ka mbrojtur komentet e veta.

Nëse shpallet fajtore, ajo përballet me një vit burgim dhe me gjobë prej 51,000 dollarësh.

Franca ka ndaluar faljen në rrugë në vitin 2011 për shkak të protestave në rritje të ekstremit të djathtë.

Myslimanët përbëjnë gati 10 përqind të popullsisë së Francës prej 66 milionë banorësh.

XS
SM
MD
LG