Ndërlidhjet

Talibanët kapin 18 policë afganë


Foto arkivi.

Foto arkivi.


Policia afgane ka bërë me dije se 18 policë janë kapur nga talibanët, në momentin kur grupi i militantëve ka marrë nën kontroll një lagje në provincën Faryab.

Shefi i policisë lokale Sayed Aqan ka thënë se policët janë kapur nga talibanët, pas dy ditë përplasjesh me militantët, në rajonin Ghormach.

Në Kabul, ministria e brendshme ka thënë se nuk dihet për fatin e 17 policëve dhe shefit të policisë, që nga dje.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Sediq Sediqqi ka thënë se kryengritësit e kanë marrë nën kontroll Ghormachun, më 18 tetor.

Në anën tjetër, një zëdhënës i talibanëve ka deklaruar se se talibanët kanë arrestuar shefin e policisë, i cili është plagosur dje, së bashku me 13 policë tjerë.

XS
SM
MD
LG