Ndërlidhjet

Arrestohen zyrtarë të lartë në Azerbajxhan


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Autoritet në Azerbajxhan kanë arrestuar shtatë zyrtarë të sigurisë, të akuzuar për shpërdorim të detyrës.

Të arrestuarit janë punëtorë të Ministrisë së Sigurisë Nacionale.

Lajmi për arrestimin e tyre është bërë publike sot, nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ata janë arrestuar për dyshime për “ndërhyrje ilegale në aktivitetet e bizneseve,” thotë zyra e prokurorit.

Arrestimi vjen pas largimit nga posti të ministrit të Sigurisë Nacionale Eldar Mahmudov, më 17 tetor.

Deri tash nuk është thënë asnjë detaj rreth kësaj dorëheqje, e cila është miratuar edhe nga presidenti Ilham Aliyev.

XS
SM
MD
LG