Ndërlidhjet

Rusi: Shërbimet inteligjente kanë pamundësuar dhjetëra sulme terroriste


Pamje nga takimi sot.

Pamje nga takimi sot.


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë së agjentët e shërbimeve inteligjente ruse kanë arritur t’i zbulojnë 20 sulme terroriste, gjatë këtij viti.

Duke folur gjatë një ceremonie në Kremlin, Putin ka thënë se shërbimet inteligjente kanë arritur t’i arrestojnë 560 militantë dhe t’i vrasin 112 të tjerë,në pjesën veriore të Kaukazit.

Disa orë pas fjalimit të presidentit Putin, policia ka arrestuar 20 anëtarë të organizatës së ndaluar islamike, në Moskë.

Ministria e Brendshme ka thënë se ka arritur "të shkatërrojë një celulë” të organizatës islamike Hizb ut-Tahrir.

Ministria ka thënë se 97 persona janë marrë në pyetje gjatë operacionin të policisë dhe shërbimeve inteligjente.

Sipas zyrtarëve të ministrisë së brendshme, “celula sekrete” e organizatës Hizb ut-Tahrir, ishte duke marrë fonde për militantët islamik dhe duke bërë rekrutime.

XS
SM
MD
LG