Ndërlidhjet

Kriza e migrantëve: Sllovenia dërgon ushtrinë në kufi


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Sllovenia ka thënë se do të zbarkojë ushtrinë, për të menaxhuar krizën me migrantë, në kufijtë e saj, raporton BBC.

Sllovenia ka deklaruar se numri i migrantëve të cilët kanë hyrë këto ditë nga Kroacia ka pamundësuar që shteti të përballojë këtë fluks.

Deputetët e Sllovenisë pritet të miratojnë ndryshimet të cilat lejojnë angazhimin e ushtrisë në ndihmë policisë dhe rojeve të kufirit.

Policia në Slloveni ka deklaruar se mbi 19 mijë migrantë kanë hyrë që nga e premtja, ku prej tyre 5000 kanë arritur vetëm sot.

Sllovenia më herët kishte thënë se vendi mund të pranojë vetëm 2500 mijë migrantë gjatë një ditë, të cilët qëllim kryesore e kanë të arrijnë në vendet veriore të BE-së.

XS
SM
MD
LG