Ndërlidhjet

Mustafa merr pjesë në Kongresin e EPP-së


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Kryeministri i Kosovës njëherësh edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar për në Spanjë, ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (EPP), njofton përmes një komunikate LDK-ja.

Gjatë qëndrimit në Madrid, kryeministri Isa Mustafa do të takohet me udhëheqës të qeverive, si dhe liderë të partive politike të qendrës së djathtë, të shteteve të ndryshme evropiane, thuhet në njoftim.

“Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të pesë shteteve të BE-së, që ende nuk e kanë marrë vendimin formal për njohjen e Republikës së Kosovës. “

Gjatë vizitës në Madrid, më 21 dhe 22 tetor, kryeministri Isa Mustafa do t’i drejtohet Kongresit të EPP-së, “ku do të jenë të pranishëm krerë shtetesh dhe udhëheqës të qeverive të dhjetëra shteteve evropiane, që qeverisen nga partitë e qendrës së djathtë.”

Lidhja Demokratike e Kosovës është anëtare e EPP-së që nga viti 2012.

XS
SM
MD
LG