Ndërlidhjet

Moon apelon për ndalje të dhunës në Jerusalem


Ban ki Moon.

Ban ki Moon.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban ki-Moon ka bërë thirrje për veprime të shpejta, për të ndaluar "përshkallëzimin e rrezikshëm të dhunës” në Jerusalem.

Ai u ka thënë gazetarëve në Jerusalem se nuk është vonë për të shmangur zgjerimin e krizës.

Sekretari Ban ka folur pasi policia ka deklaruar se një palestinezë ka ngarë veturën e tij në drejtim të një grupi izraelitësh në Bregun Perëndimorë, duke lënduar një ushtar dhe një civil.

Tetë izraelitët dhe më shumë se 40 palestinezë, përfshirë sulmuesit, fëmijë dhe protestues në demonstratat e dhunshme, anti-izraelite, janë vrarë gjatë konfliktit, në javët e fundit.

XS
SM
MD
LG