Ndërlidhjet

Kryeministri afgan niset për vizitë në SHBA


Nawaz Sharif.

Nawaz Sharif.

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif sot fillon një vizitë tre ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Analistët thonë se presin që Washingtoni do të kërkoj nga Sharif që të shtyjë një raund të ri të bisedimeve paqësore, mes qeverisë së Afganistanit dhe talibanëve.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest ka deklaruar se Pakistani ka luajtur një rol të rëndësishëm në bisedimet paqësore në Afganistan.

Pakistani ka ndërmjetësuar bisedimet e para të drejtpërdrejta mes talibanëve dhe qeverisë afgane në korrik, por ato janë ndërprerë pas vdekjes së liderit të talibanëve Mullah Omar.

XS
SM
MD
LG