Ndërlidhjet

Ambasada ruse nuk ka informatë për rusët e vrarë në Siri


Ambasada ruse në Damask.

Ambasada ruse në Damask.

Ambasada ruse në Damask ka thënë se nuk ka informata se tre rusë janë vrarë në Siri, duke luftuar përkrah forcave qeveritare.

“Nuk ka ndonjë informatë për vdekjen e supozuar të tre rusëve” apo “ tre luftëtarëve rusë në Siri, siç ka raportua Reuters,” citohet të ketë thënë ambasada ruse në Damask, për agjencinë e lajmeve ruse, RIA.

Sot më herët Reuters, duke ju referuar një burimi ushtarak, ka thënë se rusët ishin duke luftuar përkrah forcave qeveritare, në momentin kur një bombë ka goditur provincën Latakia.

Zyrtarë të Sirisë nuk janë përgjigjur për komente, përderisa as ministria e mbrojtjes së Rusisë, nuk ka komentuar.

Rami Abdulrahman, udhëheqës i Observatorit Sirianë për të Drejtat e Njeriut, i ka thënë Reuters-it, se burimet e tij i kanë konfirmuar vdekjen e rusëve, por nuk kanë thënë shifra.

Ai ka thënë se beson që ata nuk kane qenë ushtarë të rregullt rusë, por vullnetarë.

XS
SM
MD
LG