Ndërlidhjet

SHBA, Rusi: U nënshkrua marrëveshja për minimizimin e rrezikut


Pamje pas një sulmi ajror në Siri

Pamje pas një sulmi ajror në Siri

Pentagoni thotë se Moska dhe Uashingtoni e kanë nënshkruar një marrëveshje për minimizimin e rrezikut nga incidentet në hapësirën ajrore të Sirisë.

Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, tha se marrëveshja është nënshkruar mbrëmë.

Ky dokument i parasheh protokollet e sigurisë, i specifikon cilat frekuenca duhet të përdoren nga të dy palët për komunikim, e krijon një linjë direkte në terren dhe e formon një grup për bisedimet për çështjet e tjera.

Në këtë marrëveshje nuk përfshihen zonat e bashkëpunimit ose ndarja e informacioneve për shënjestër.

Më herët këtë muaj, Rusia i ka filluar sulmet ajrore në bashkëpunim me qeverinë e Sirisë.

Shtetet e Bashkuara e udhëheqin koalicionin ndërkombëtar, i cili po ndërmerr sulme ajrore kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

XS
SM
MD
LG