Ndërlidhjet

Rusi: Përgënjeshtrohen raportet për vrasjen e ushtarëve në Siri


Pamje e ushtarëve rusë në Siri
Pamje e ushtarëve rusë në Siri

Ministria e mbrojtjes e Rusisë i ka hedhur poshtë raportet se ushtarët e saj aktualisht janë vrarë në Siri gjatë luftimeve.

Në komentet e ministrisë të transmetuara nga agjencia TASS, theksohet se “lidhur me raportet e paraqitura në mediat e jashtme, lidhur me dyshimet për vdekjet e ushtarëve rusë në Siri, ne themi se atje nuk ka pasur viktima në mesin e ushtarëve të forcave të armatosura ruse në Siri”.

Agjencia Reuters, dje e ka cituar një burim të lartë ushtarak proqeveritar në Siri, që ka thënë se rusët kishin luftuar së bashku me forcat e qeverisë së Sirisë, kur një predhë i kishte goditur pozicionet e tyre në provincën bregdetare, Latakia.

Ky burim tha se së paku 20 rusë ishin në hapësirën ku ka rënë predha.

Shefi i Observatorit sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, Rami Abdurahman, i tha agjencisë Reuters se burimet e tij monitoruese në Siri, kanë konfirmuar vdekjen e rusëve, por nuk ka paraqitur të dhëna.

Ai theksoi se beson se këta ushtarë nuk ishin forca të rregullta ruse, por ata ishin vullnetarë.

XS
SM
MD
LG