Ndërlidhjet

logo-print

Kremlini: Presidenti sirian - në Moskë


Vladimir Putin (majtas) dhe Bashar al-Assad

Vladimir Putin (majtas) dhe Bashar al-Assad

Kremlini thotë se presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, mbrëmë vonë ishte në Moskë për takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, këtë zhvillim e ka përshkruar si “vizitë punuese”, duke thënë se ai ka arritur në Moskë në mbrëmje dhe se të dy zyrtarët e lartë kanë diskutuar për fushatën e përbashkët ushtarake kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

Ai theksoi se në fokus të bisedimeve ishte lufta kundër “grupeve terroriste” dhe vazhdimi i operacionit të ushtrisë ruse në Siri, përfshirë sulmet ajrore.

Peskov tha se Assadi e informoi Putinin për planet e trupave qeveritare të Sirisë.

XS
SM
MD
LG