Ndërlidhjet

Kanada: Kryeministri i ri do t’i ndalë sulmet ajrore në Siri


Justin Trudeau

Justin Trudeau

Kryeministri i zgjedhur i Kanadasë, Justin Trudeau, thotë se i ka thënë presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, se aeroplanët luftarakë do ta përfundojnë pjesëmarrjen në misionin e sulmeve ajrore kundër caqeve të grupit militant, Shteti Islamik, në Siri.

Derisa sipas tij, Kanadaja mbetet “anëtar i fuqishëm i koalicionit kundër ISIL-it”, Trudeau tha se gjatë bisedës së mbrëmshme telefonike, ia ka bërë të qartë presidentit amerikan se ai është i përkushtuar për përfundimin e misionit luftarak.

Vitin e kaluar, Kandaja i ka dërguar gjashtë aeroplanë luftarakë të tipit CF-18, për pjesëmarrje në fushatën ajrore në Irak dhe Siri, dhe i ka afro 600 ushtarë në Kuvajt për operacione mbështetëse.

Kanadaja, po ashtu, i ka dërguar afro 70 ushtarë të forcave speciale për t’i stërvitur kurdët në pjesën veriore të Irakut.

Gjatë fushatës së tij zgjedhore, zoti Trudeau ka premtuar kthimin e aeroplanëve luftarakë dhe përfundimin e misionit luftarak.

Por, ai do ta vazhdoj misionin ushtarak trajnues.

Qeveria e re liberale do të “lëvizë përpara me përkushtimet tona për fushatë në mënyrë të përgjegjshme”, tha Trudeau.

XS
SM
MD
LG