Ndërlidhjet

AGK: Shqetësim për moslejimin e gazetarëve në UP


Pamje nga një pjesë e Prishtinës

Pamje nga një pjesë e Prishtinës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thotë se e “ka marrë me shqetësim moslejimin e gazetarëve që të përcjellin mbledhjen e fundit ndërmjet Senatit, Këshillit Drejtues si dhe menaxhmentit të UP-së”.

Mëtutje, në njoftimin e AGK-së, theksohet se “mungesa e transparencës nga senatorët dhe anëtarët e Këshillit Drejtues, si dhe mbyllja e dyerve për gazetarët, është kundër parimeve demokratike të këtij institucioni”.

AGK kërkon nga Këshilli drejtues dhe Senati që në bazë të nenit 6 pika 7 e rregullores së punës, ku parashihet që mbledhjet janë të hapura për publikun, të krijoj hapësirë për gazetarët që të përcjellin aktivitete e këtij institucioni.

Liria e medias dhe transparenca janë shtylla të demokracisë dhe e drejtë që garantohet me ligjet e zbatueshme në vend.

AGK iu bën thirrje gazetarëve që të vazhdojnë ta ngrenë zërin për problemet që hasin gjatë punës së tyre, gthuhet në fund të njoftimit të AGK-së.

XS
SM
MD
LG