Ndërlidhjet

SHBA: Republikani angazhohet për më tepër ushtarë në Afganistan


Senatori Mitch McConnell

Senatori Mitch McConnell

Lideri republikan në Senatin amerikan, Mitch McConnell, i ka mbështetur planet e presidentit, Barack Obama, për të mbajtur më tepër ushtarë në Afganistan, pas vitit 2016, por tha se është në favor të dyfishimit të numrit të trupave.

“Numri minimal është afër 10 mijë”, tha lideri i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell.

Presidenti Obama e ka përmendur numrin prej 5,500 ushtarëve.

“Të vazhdohet flirti me idenë, që nuk do të vazhdoj, vetëm do ta inkurajoj palën tjetër” dhe do t’i trimëroj militanët talibanë, tha McConnell.

Duke e shpallur vazhdimin e angazhimit ushtarak 14 vjeçaar të Shteteve të Bashkuara në Afganistan, presidenti Obama i ka ndryshuar planet e mëparshme për tërheqjen e ushtarëve amerikanë, deri në fund të presidencës së tij, në janar të vitit 2017.

Ai pat thënë se do të mbetej vetëm një forcë e vogël për ta ruajtur Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kabul.

XS
SM
MD
LG