Ndërlidhjet

Bruksel: Mbahet samiti BE-Ballkan për krizën e migrantëve


Migrantët duke pritur në kufirin Koraci-Slloveni

Migrantët duke pritur në kufirin Koraci-Slloveni

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, e ka caktuar një mbledhje në Bruksel më 25 tetor, për shqyrtimin e krizës së migrantëve në pjesën perëndimore të Ballkanit.

Zyra e zotit Juncker ka njoftuar sot se në këtë takim do të marrin pjesë zyrtarët e Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Gjermanisë, Greqisë, Hungarisë, Rumanisë, Sllovenisë, Maqedonisë dhe Serbisë.

Ky takim po mbahet derisa dhjetëra mijëra migrantë, që po synojnë të arrijnë në Evropën Perëndimore, janë të bllokuar në rrugët e Ballkanit Perëndimor, pasi Hungaria e mbylli kufirin e saj me Serbinë dhe Kroacinë.

Kjo lëvizje e Hungarisë i ka shtyrë migrantët, shumica prej tyre duke ikur nga konfliktet në Siri, Afganistan dhe Irak, që ta ndyshojnë rrugën dhe të kalojnë nëpër Kroaci e Slloveni.

XS
SM
MD
LG