Ndërlidhjet

Talibanët marrin nën kontroll një qark të Helmandit


Lashkar Gah - foto arkivi

Lashkar Gah - foto arkivi

Përleshje të ashpra kanë vazhduar midis forcave afgane dhe luftëtarëve talibanë në qytetin Lashkar Gah, një ditë pasi grupi militant ka marrë kontrollin e një qarku atje.

Zyrtarët lokalë kanë thënë se 1,000 trupa shtesë janë dërguar në Lashkar Gah, pasi qarku Babaji ka rënë nën kontrollin e talibanëve, mbrëmjen e së martës.

Zëdhënësi i provincës Helmand, Omar Zvak, ka thënë se ka viktima nga të dyja palët.

Muajin e kaluar, qyteti Kunduz i Afganistanit ka rënë në duart e talibanëve, por forcat afgane, të mbështetura nga sulmet ajrore të SHBA-së, e kanë rikthyer atë pas disa ditësh.

XS
SM
MD
LG