Ndërlidhjet

Vatikani mohon se Papa ka tumor në tru


Papa Françesku
Papa Françesku

Vatikani ka hedhur poshtë raportet e mediave italiane se Papa Françesku ka tumor të vogël në tru.

Zëdhënësi i Vatikanit, ati Federico Lombardi, ka thënë se raporti në gazetën Quotidiano Nazionale është “i pabazë dhe seriozisht i papërgjegjshëm”.

“Papa është duke kryer si gjithmonë aktivitetet e tij intensive”, ka thënë Lombardi.

Duke cituar burime të paidentifikuara, gazeta Quotidiano Nazionale ka shkruar se Papa ka vizituar një klinikë pranës Pizës, ku ka takuar specialistin japonez, Takanori Fukushima.

Sipas gazetës, mjeku ka konstatuar se Papa ka një tumor të vogël në tru, i cili mund të shërohet pa operacion.

Redaktori Andrea Cangini ka thënë se qëndron prapa artikullit të tij.

XS
SM
MD
LG