Ndërlidhjet

Ban takon Abbasin, kërkon fundin e dhunës


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka kërkuar t’i jepet fund dhunës vdekjeprurëse midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Ai ka takuar sot në Ramallah presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.

“Do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet për negociata kuptimplota, por u takon palestinezëve dhe izraelitëve të zgjedhin paqen. Sfida jonë më urgjente është të ndalojmë valën aktuale të dhunës dhe të shmangim çdo humbje të mëtejshme të jetëve”, ka thënë Ban.

Dhuna midis izraelitëve dhe palestinezëve është rritur javëve të fundit, për shkak të qasjes në një vend në Jerusalemin Lindor, i cili është i shenjtë edhe për hebrenjtë, edhe për myslimanët.

Tetë izraelitë dhe mbi 40 palestinezë janë vrarë.

Ban ka takuar të martën edhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

XS
SM
MD
LG