Ndërlidhjet

Merkel mirëpret samitin e KE-së për Ballkanin


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mirëpritur vendimin e presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, për të thirrur një samit të jashtëzakonshëm më 25 tetor, rreth krizës me migrantë në rajonin e Ballkanit.

“Kriza e vazhdueshme e refugjatëve mund të trajtohet vetëm nëse të gjithë punojmë së bashku”, ka thënë zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert.

Zyra e Junckerit ka thënë sot se liderët e Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Gjermanisë, Greqisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Sllovenisë do të takojnë homologët e tyre nga Maqedonia dhe Serbia – shtete jo-anëtare të BE-së.

Samiti zhvillohet në kohën kur mijëra migrantë që synojnë të arrijnë në Evropën perëndimore, janë bllokuar në rrugët e Ballkanit perëndimor pasi Hungaria ka mbyllur kufijtë me Serbinë dhe Kroacinë.

XS
SM
MD
LG