Ndërlidhjet

Davutoglu do të donte që Assadi të mbetej në Rusi


Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.
Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka thënë se presidenti sirian, Bashar al-Assad, do të duhej të qëndronte më gjatë në Moskë, për t’i dhënë “lehtësim” popullit të tij.

“Nëse ai do të qëndronte më gjatë në Moskë, në mënyrë që sirianët të pushonin pak... Edhe më mirë, nëse ai do të qëndronte gjithmonë atje, në mënyrë që të fillonte tranzicioni”, ka thënë Davutoglu.

Ai i ka bërë këto komente në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për vizitën e Assadit në Moskë të martën.

Kjo ka qenë vizita e parë e liderit sirian jashtë vendit prejse ka shpërthyer lufta në Siri në vitin 2011.

Davutoglu ka përsëritur qëndrimin e Turqisë se Assadi nuk duhet të ketë asnjë rol në të ardhmen e Sirisë.

“Përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje të krizës në Siri duhet të fokusohen jo në tranzicion bashkë me Assadin, por në formula për largimin e Assadit”, ka thënë Davutoglu.

XS
SM
MD
LG