Ndërlidhjet

Adele vjen me albumin e ri “25”


Adele
Adele

Këngëtarja britanike Adele ka njoftuar përmes Twitter-it se albumi i saj i ri, i pari në katër vjet, do të titullohet “25”.

Ajo nuk ka dhënë detaje se kur do të dalë në shitje.

Këngëtarja ka fituar gjashtë çmime Grammy për albumin e vitit 2011, të quajtur “21”, dhe një Oscar për melodinë e filmit të fundit James Bond “Skyfall”.

Adele ka ndjekur modelin e emërimit të albumeve të saj në bazë të moshës që ka në kohën e krijimit.

Albumi i saj debutues ka qenë “19”.

XS
SM
MD
LG