Ndërlidhjet

Serbët në veri kundër pranimit të Kosovës në UNESCO


Nga protesta në Mitrovicën e veriut...
Nga protesta në Mitrovicën e veriut...

Në Mitrovicën e veriut, një numër studentësh dhe qytetarësh, pas mesditës, kanë protestuar kundër mundësisë së pranimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

Nga kjo protestë, me moton “Kosova jo në UNESCO”, janë dërguar porosi se “kishat dhe manastiret në Kosovë i takojnë trashëgimisë që është pronë e Kishës Ortodokse Serbe dhe Republikës së Serbisë”.

Protestën e sotme në Mitrovicën e veriut e kanë mbikëqyrur pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe ajo ka kaluar pa ndonjë incident.

XS
SM
MD
LG