Ndërlidhjet

Konfirmohet nënshkrimi i MSA-së më 27 tetor


Ministri për Integrim Evropian i Kosovës, Bekim Çollaku (djathtas) dhe komisionari i BE-së për politika të zgjerimit, Johannes Hahn.
Ministri për Integrim Evropian i Kosovës, Bekim Çollaku (djathtas) dhe komisionari i BE-së për politika të zgjerimit, Johannes Hahn.

Ministri për Integrim Evropian i Kosovës, Bekim Çollaku, njëherësh kryenegociator për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, ka njoftuar zyrtarisht Bashkimin Evropian për gatishmërinë e Kosovës për të nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

"Procedurat e brendshme nga palët janë në përfundim e sipër dhe nënshkrimi do të ndodhë javën e ardhshme, me datë 27 tetor, 2015, në Strasburg", thuhet në një komunikatë të Ministrisë për Integrim Evropian.

"Nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim shënon pikë kthese në
marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian. Ky është moment historik për
Kosovën, sepse për herë të parë vendos marrëdhëniet kontraktuale me Bashkimin Evropian", thekson komunikata.

XS
SM
MD
LG