Ndërlidhjet

logo-print

Kurti ngre kallëzim penal kundër policisë


Albin Kurti

Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dorëzuar sot në Prokuorinë Themelore dhe në Prokurorinë e Shtetit një kallëzim penal kundër zyrtarëve të Policisë së Kosovës, që kanë bërë ndalimin e tij mbrëmjen e 12 tetorit.

Sipas njoftimit që ka publikuar Vetëvendosje në faqen e saj në Facebook, kundër këtyre zyrtarëve të policisë ekziston dyshimi i bazuar se me "arrestimin e Kurtit" kanë kryer veprën penale Privimi i kundërligjshëm i lirisë, si dhe veprën penale të Keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Kurti është ndaluar për rreth dy orë nga Policia e Kosovës më 12 tetor, derisa po kthehej nga një udhëtim zyrtar.

Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka thënë se ndalimi është bërë në kuadër të hetimeve kundër deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët dyshohet se kanë hedhur gaz lotsjellës në një seancë të Kuvendit.

XS
SM
MD
LG