Ndërlidhjet

logo-print

Shkarkohet rektori i UP-së Ramadan Zejnullahu


Pamje nga protestat kundër rektorit Zejnullahu - foto arkivi

Pamje nga protestat kundër rektorit Zejnullahu - foto arkivi

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka shkarkuar të mërkurën Ramadan Zejnullahun nga posti i rektorit të UP-së.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë kryetarja e Bordit të Universitetit të Prishtinës, Shefkije Islamaj.

“Këshilli ka mbajtur mbledhjen me një pikë të rendit të ditës, siç është paraparë. Ka pasur kuorum sipas ligjit dhe statutit. Është votuar dhe me 6 vota është shkarkuar”, ka thënë Islamaj.

Kërkesën për shkarkimin e Zejnullahut e kanë iniciuar senatorët e Universitetit të Prishtinës.

Zejnullahu ka qenë në qendër të kritikave për moszbatimin e Memorandumit të Bashkëpunimit për regjistrimin e fëmijëve të kategorive të dala nga lufta në Universitetin e Prishtinës.

Regjistrimi i tyre, sipas Memorandumit, bëhet pa përmbushjen e kritereve të përcaktuara për pranim të rregullt në UP.

Zejnullahu ka thënë se ky memorandum është i paligjshëm.

XS
SM
MD
LG