Ndërlidhjet

Biden nuk do të garojë për president


Joe Biden, Uashington, 21 tetor 2015.
Joe Biden, Uashington, 21 tetor 2015.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se nuk do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Biden ka folur nga Kopshti i Trëndafilave i Shtëpisë së Bardhë, i rrethuar nga presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Jill.

Më herët, Biden ka përmendur vdekjen e djalit të tij Beau, në muajin maj, duke thënë se nuk është i gatshëm emocionalisht për garën.

Edhe pse nuk do të jem kandidat, unë nuk do të qëndroj i heshtur, ka thënë Biden.

“E kam ndërmend të flas qartë se ku qëndrojmë si parti dhe ku duhet të shkojmë si komb”, ka shtuar ai.

Demokratët që kërkojnë një alternativë për kandidaten favorite të Partisë Demokratike, Hillary Clinton, i kanë kërkuar me ngulm Bidenit që të konkurrojë.

Biden ka kaluar muajt e fundit duke diskutuar me familjen dhe këshilltarët politikë nëse duhet të garojë ose jo.

Djali i tij, 46 vjeç, ka vdekur nga kanceri.

XS
SM
MD
LG