Ndërlidhjet

logo-print

Mustafa do të kërkojë rishikimin e vendimit për rektorin


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Qeveria e Kosovës e konsideron jo të drejtë dhe të dëmshëm për Universitetin e Prishtinës vendimin e marrë sot për shkarkimin e rektorit Ramadan Zejnullahu.

“Kryeministri Isa Mustafa, në koordinim të plotë me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të kërkojnë rishikimin e këtij vendimi”, thuhet në reagimin e qeverisë.

Sipas të njëjtit, Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se Universitetit të Prishtinës “nuk i duhen veprime të tilla që e dëmtojnë UP-në pikërisht në periudhën kur UP-ja po bën hapa të mëdhenj përpara në drejtim të ngritjes së cilësisë dhe avancimit të gjithëmbarshëm".

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG