Ndërlidhjet

logo-print

Ministri Bajrami shkarkon anëtaren e Këshillit Drejtues të UP-së


Arsim Bajrami

Arsim Bajrami

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka marrë vendim për shkarkimin e anëtares së Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Shefkije Islamaj.

"Në bazë të dispozitave të nenit 18 të Ligjit nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, ka marrë Vendimin 331/01B për shkarkimin nga pozita të anëtares së Këshillit Drejtues, Dr. Shefkije Islamaj, për shkak të dështimit dhe shpërfilljes për të përmbushur detyrat e postit që ushtron dhe për të vepruar në përputhje me parimet e përcaktuara në Statutin e Universitetit të Prishtinës dhe Ligjin nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës", thuhet në njoftimin e MASHT-it.

Po ashtu në njoftim thuhet se "votimi për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Ramadan Zejnullahu është mbajtur pa praninë e tre anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të emëruar nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me datë 23 shtator 2015".

Ky vendim i ministrit Bajrami, vjen pas shkarkimit të rektorit Ramadan Zejnullahu të mërkurën nga posti i rektorit të UP-së, me vendim të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

XS
SM
MD
LG