Ndërlidhjet

Jahjaga: Vendimi për rektorin është shqetësues


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga..
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga..

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se vendimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës për shkarkimin e rektorit Ramadan Zejnullahu është shqetësues dhe kundër angazhimit për reformimin e arsimit të lartë dhe vendosjes së kritereve të larta akademike.

"I jap përkrahjen time nismës së kryeministrit që ky vendim të rishikohet menjëherë. UP-ja është institucion i pavarur dhe duhet të mbetet i tillë, në mënyrë që të prodhojë vlera të ndershmërisë dhe liderë të së nesërmes, e jo vend i skandaleve e plagjiaturës", ka thënë presidentja Jahjaga përmes një postimi në Facebook.

XS
SM
MD
LG