Ndërlidhjet

Ban nuk është optimist për situatën izraelito-palestineze


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i ka thënë Këshillit të Sigurimit të OKB-së se nuk është optimist për uljen e tensioneve midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Gjatë dy ditëve të fundit, Ban ka takuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.

Ban i është drejtuar një sesioni të mbyllur të Këshilli të Sigurimit, përmes një video-konference nga Amani.

Një diplomat që ka ndjekur takimin ka thënë se Ban ka dhënë një “vlerësim të zymtë” për perspektivat e uljes së tensioneve.

Dhuna midis izraelitëve dhe palestinezëve është rritur javëve të fundit, për shkak të qasjes në një vend në Jerusalemin Lindor, i cili është i shenjtë edhe për hebrenjtë, edhe për myslimanët.

Së paku 47 palestinezë janë vrarë, ashtu si edhe tetë izraelitë.

XS
SM
MD
LG