Ndërlidhjet

Grave dhe fëmijëve migrantë u sigurohen tenda të nxehta


Ilustrim

Ilustrim

Grave dhe fëmijëve në një kamp migrantësh jashtë qytetit Calais të Francës do t’iu jepen tenda të nxehta deri në fund të javës.

Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, ka thënë se masat do të mbrojnë rreth 6,000 veta në kamp nga temperaturat e ftohta.

Ai po ashtu ka thënë se 460 policë shtesë do të vendosen pranë kampit, nisur nga sot.

Evropa po përballet me një fluks të madh migrantësh që ikin nga konfliktet dhe varfëria në Afrikë, Lindje të Mesme dhe Afganistan.

Mbi 600,000 njerëz kanë arritur në Bashkimin Evropian këtë vit, krahasuar me pak më shumë se 200,000 gjatë gjithë vitit 2014.

XS
SM
MD
LG