Ndërlidhjet

Trajtimi i kancerit: Nis hulumtimi i ndikimit të aspirinës


Ilustrim
Ilustrim

Hulumtimi më i madh klinik në botë, për të parë nëse aspirina mund të parandalojë kthimin e kancerit, ka nisur në Mbretërinë e Bashkuar.

Rreth 11,000 njerëz që kanë pasur kancer në zorrë, gji, prostatë dhe stomak, do t’i nënshtrohen testimit.

Debati për ndikimin e aspirinës vazhdon me vite.

Shkencëtarët thonë se nëse ndikimi pozitiv i saj vërtetohet, atëherë do të ekzistojë një formë e lirë dhe efektive për të ndihmuar më shumë pacientët e mbijetuar.

Gjatë studimit, që financohet nga organizata bamirëse Hulumtimi i Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Instituti Kombëtar për Kërkime Shëndetësore, pacientët do të marrin nga një tabletë çdo ditë për pesë vjet.

XS
SM
MD
LG