Ndërlidhjet

Daçiq: Ka ende shanse për Kosovën jashtë UNESCO-s


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se beson se ka shanse që Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, në muajin nëntor, të mos e pranojë Kosovën si anëtare të kësaj organizate.

Duke folur për mediat serbe, Daçiq ka thënë se është e rëndësishme që Serbia të vazhdojë aktivitetet politike dhe se në Konferencën e Përgjithshme, në mesin e 60 vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, do të jetë një numër i caktuar i atyre që do të votojnë kundër pranimit të Kosovës.

“Besoj se ka shanse që propozimi të mos kalojë. Ne do të jemi në Paris (aty ku ndodhet selia e UNESCO-s). Pasi duhen dy të tretat e votave që vendimi për pranimin e Kosovës të miratohet, shpresoj se në mesin e 60 vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, një numër do të votojë kundër”, ka thënë Daçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Të mërkurën, Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s, apo Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, ka miratuar rezolutën që rekomandon pranimin e Kosovës në këtë agjenci.

XS
SM
MD
LG