Ndërlidhjet

Kerry, Netanyahu: Të ndalet dhuna mes izraelitëve e palestinezëve


Berlin, 22 tetor 2015.

Berlin, 22 tetor 2015.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë bërë thirrje për ndalim të menjëhershëm të dhunës midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Dy zyrtarët janë takuar sot në Berlin.

Kerry ka thënë se dhuna duhet të ndalojë menjëherë, ndërsa Netanyahu ka përsëritur akuzat e mëhershme se presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, është fajtor për nxitjen e tensioneve.

Dhuna midis izraelitëve dhe palestinezëve është rritur javëve të fundit, për shkak të qasjes në një vend në Jerusalemin Lindor, i cili është i shenjtë edhe për hebrenjtë, edhe për myslimanët.

Së paku 47 palestinezë janë vrarë, ashtu si edhe tetë izraelitë.

XS
SM
MD
LG