Ndërlidhjet

logo-print

Suedi, një i vrarë nga sulmi me shpatë


Suedi - foto arkivi

Suedi - foto arkivi

Zyrtarët thonë se një person i maskuar, duke tundur një shpatë në dorë, ka vrarë një person dhe ka plagosur katër të tjerë në një shkollë në Suedi, përpara se të qëllohej nga policia.

Sulmi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në shkollën Kronan, në qytetin Trollhatan.

Viktimat përfshijnë një të rritur dhe katër fëmijë.

Nuk është ende e qartë se cili nga ta ka vdekur.

Autoritetet spitalore kanë thënë se “sulmuesi është duke u trajtuar nga plagët me armë zjarri”.

Shkolla ku ka ndodhur sulmi, ka 400 nxënës nga niveli parashkollor deri në atë të mesëm.

XS
SM
MD
LG