Ndërlidhjet

Këshilli i BE-së miratoi MSA-në për Kosovën


Ilustrim

Ilustrim

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar sot Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Miratimi i MSA-së në Këshillin e BE-së shënon përfundimin e procesit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe hap rrugë për nënshkrimin e MSA-së me 27 tetor në Strazburg”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Integrimit Evropian të Kosovës.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit parasheh themelimin e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe paraqet hapin e parë formal drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Me rastin e miratimit të MSA-së, ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka thënë se ky është një “moment historik për Kosovën” dhe se hap faqen e re drejt qëllimit përfundimtar të anëtarësimit të Kosovës në BE.

XS
SM
MD
LG