Ndërlidhjet

Mustafa: Vendimet dhe marrëveshjet e Qeverisë forcojnë paqen


Kryeministri Isa Mustafa

Kryeministri Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Madrid të Spanjës.

Në fjalimin e mbajtur, Mustafa ka thënë se qytetarët e Kosovës janë qytetarë evropianë dhe se ata meritojnë ta kenë vendin e tyre në familjen e shteteve evropiane.

Mustafa ka folur po ashtu për objektivat kryesore të koalicionit qeverisës të drejtuar nga LDK-ja, e cila është pjesë e Partisë Popullore Evropiane.

Në këtë aspekt, ai ka përmendur rritjen më të shpejtë ekonomike të Kosovës, forcimin e sundimit të ligjit dhe integrimin në BE.

Kryeministri Mustafa ka thënë se vendimet që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Kosovë dhe marrëveshjet në dialogun me Serbinë dhe për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, “do të ndikojnë në forcimin e sistemit të drejtësisë, paqes, stabilitetit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore”.

XS
SM
MD
LG